Adoleshentja hakmerret me ish të dashurin, i çon katër djem në shtëpi dhe…



Rrihet keq dhe grabitet një djalë i ri, për hakmarrje pas ndarjes nga e dashura.



Një 17-vjeçare ka paguar katër djem për të ndëshkuar ish-të dashurin e saj.



Ngjarja ka ndodhur në Torino. Të rinjtë iu futën në shtëpi djalit dhe duke e kërcënuar me gërshërën në fyt, e kanë rrahur dhe i morën edhe disa rroba e sende të tjera nga shtëpia.

Policia e Torinos ka arrestuar tre prej tyre dhe ka nisur hetimet për 17-vjeçaren, e cila donte të hakmerrej me ish-in.

Pas hetimeve, duke monitoruar edhe profilet në rrjetet sociale të personave të përfshirë, u mudnësoi policëve të identifikonte katër të rinjtë.

Në shtëpitë e tyre u gjetën veshje dhe sende që përputheshin me sendet e denoncuara të vjedhura.