Afro 100 të v.dekur brenda 3 muajsh, o Zot ç’po ndodh kështu? V.iktimat kishin pirë…



Afro 100 persona kane humbur jeten  brenda tre muajsh prej alkoolit të falsifikuar në Turqi, ku prodhimi i pijeve alkoolike të falsifikuara po shtohet që kur qeveria rriti taksën e alkoolit.



Edhe e reja Derya Altan ra v.iktimë e pijeve alkoolike të falsifikuara. Babai i saj Shabani kujton ditën kur ajo vdiq:



“Ajo u takua me disa miq dhe njëri prej tyre kishte blerë alkool. Ishte alkool i paligjshëm, i falsifikuar. Kur filloi të ndihej keq ditën tjetër, shkoi në spitalin lokal. Nga atje e çuan në klinikën më të afërt universitare, ku e mbajtën shtatë ditë në reanimacion. Por nuk mundën ta shpëtonin “.

Tani policia turke i ka shtuar bastisjet në distileritë e paligjshme. Biznesi i pijeve alkoolike në Turqi është shumë fitimprurës, kur tani alkooli legal është më i shtrenjtë se në shumicën e vendeve evropiane.