Agron Llakaj rikthehet në Top Channel!

Ashtu si çdo të mërkurë, mbrëmjen e sotme, Soirée në ekranin e Top Channel ka mbledhur vlonjatët që do të ulen këmbëkryq në studio e do të sjellin këngët dhe polifoninë e bukur labe.

Rita Lati, Bujar Asqeriu, Maya, Aleksandër Çipa, Donald e Romeo Veshaj dhe mjaft figura vlonjate do të sjellin atmosferën që krijon humori dhe muzika vlonjate.

Jo vetëm kaq, por do mësojmë edhe të vërtetat e këngëve të njohura nga Vlora. Ajo që bie në sy është ‘rikthimi’ i Agron Llakajt në ambientet e Top Channel, pas shumë vitesh që ulargua nga Portokalli, tashmë si i ftuar në këtë program.