“Ah ç’më bënë…”, gjendja u përkeqësua papritur, ja fjalët e fundit të Andi Malokut në spital

“Nuk i ndjej më këmbët, ç’më bënë maskarenjtë!”, këto kanë qenë fjalët e fundit në spital të 24-vjeçarit Andi Maloku, teksa po e dërgonin për të kryer një skaner.

Burime nga Spitali i Traumës thanë se 24-vjeçari ka shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe menjëherë është dërguar në reanimacion, ku është mbajtur për dy orë në terapi intensive.

Mjekët dyshuan për një tromboemboli. Plumbat i kishin dëmtuar të dyja anët e mushkërive dhe dyshohet se për këtë arsye kanë nisur edhe komplikacionet pasditen e djeshme, ku nderroi edhe jete.