Ah ç’po ndodh kështu në këtë vend?! Një djalë dhe një vajzë 20-vjeçarë në makinë, dalin nga rruga dhe…



Një tjetër aksident i rëndë. Situata e sigurisë në rrugët e vendit është shqetësuese. Policia ka njoftuar se një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur, këtë hërë në fshatin Shën Pjetër të Fierit.



Një 22 vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë janë pl.agosur dy persona.



“Sot rreth orës 16:15, në  fshatin Shënpjetër, Fier, shtetasi A. A., 22 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka humbur kontrollin ndaj mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë ngelur të d.ëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet, shtetasja E. R., 21 vjeçe, banuese në Fier, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj”, thuhet në njoftimin e ‘bluve’.