Ah o Zot çfarë shokësh! Një ditë pasi humbën mikun e tyre, dy parodistët e Vlorës bëjnë gjestin që na shkriu zemrën

Eh nuk kishte si të ndodhte ndryshe, kur artist¡ve u duhet që për hir të publikut që i do dhe i duartroket, të fshehin cdo dhimbje personale de të dalin në skenë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Dy parodistët e Vlorës, pas humbjes së dhimbshme të shokut të tyre dje, u është dashur të jenë këtë 1 Qershor në b.urgun e Fierit.

Me iniciativën e drejtorit të IPV-së Arjan Hasanaj hapi dyert duke mirëpritur fëmijët e të dënuarve, me disa ceremoni festive që përveç lotëve të ribashkimit, prodhuan hare, buzëqeshje dhe gëzim.

Por, vogëlushët nuk ishin të vetmit që iu bashkuan kësaj feste, pasi ishin paroditë e dy parodistëve të Vlorës, Afrim Agalliu dhe Agron Hamo.

Pavarësisht se dy ditë më parë ata u tronditën nga humbja e të madhit Muhamet Liko, që së bashku me ta dhe Mane Lumanin krijonin kuartetin e quajtur “4 Parodistët e Vlorës”, duket se kanë kthyer dhimbjen në forcë për të qenë së bashku me vogëlushët simboli i haresë së 1 Qershorit në burgun e Fierit.