Ah sa dhimbje o Zot, momenti kur trupi i majorit zbret në Rinas dhe familja sh.përthen në vaj

Mbërriti sot në atdhe edhe trupi i majorit shqiptar i cili humbi jetën në Letoni para disa ditësh.

Familjarët e Klodian Tanushit nuk e kishin menduar kurrë, se ky do ishte takimi i tyre i parë pas muajsh larg dhe i fundit, pasi duhet ta përcjellin në banesën e fundit.

Të veshur me të zeza, mes lotëve dhe dhimbjeve, ata dolën sot për të pritur në aeroport trupin e tij të pajetë, në një arkivol të mbuluar me flamurin kombëtar, në një ceremoni të denjë për një “Dëshmor të Kombit”.

Pranë familjes, të pranishëm ishin edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, zëvendësministri Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, kolegë ushtarakë nga të gjitha forcat, si dhe familjarët e dëshmorit të atdheut. Sot ministrja Xhaçka u ka dorëzuar edhe dekoratën e ‘Dëshmorit të Kombit’.

Majori la pas bashkëshorten dhe tre fëmijë, më të voglin vetëm një vjeç.