Ah sa e re e shkreta, doli si çdo ditë, por këtë mëngjes e ndoqi fati i zi. Në mes të Laçit asaj i …

Aksidentohet rende një 33 vjeçare. Ajo është përplasur nga një makinë mëngjesin e sotëm në qytetin e Laçit. Burime nga policia thanë se ajo është dërguar me dëmtime të shumta në spitalin e Lezhës.

Kurbin/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 08:50, në qytet Laç, mjeti me drejtues shtetasin E.Ll., 37 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen E.N., 33 vjeçe, e cila ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhët nën kujdesin mjekësor.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.