Ah sa e trishtë, humbi para 6 ditësh teksa bënte vrap. Sot familja merr lajmin e hidhur ku u gjet vajza

U gjet sot e pajetë vajza e re shkencëtare amerikane e cila ishte raportuar e humbur pak ditë më parë pasi kishte dalë për vrap dhe kishte lënë gjithçka në hotelin ku rrinte në Kretë.

Vajza thuhet nga mediat se është gjetur brenda një bunkeri në ishullin grek të Kretës.

Suzane Eaton, e cila u zh.d.uk më shumë se një javë më parë pasi shkoi për vrap, është m.b.ytur, konfirmoi policia për BBC.

Rasti po hetohet si v.r.asje.

59-vjeçarja nga Instituti Max Planck me famë botërore në Gjermani shkoi në ishull për të marrë pjesë në një konferencë. Ajo u gjet në një terren të ashpër dhe shkëmbor brenda bunkerit të braktisur rreth 10 km larg nga ku u pa për herë të fundit, në Chania ku po mbahej konferenca.

Një autopsi mjekoligjore tregoi se shkencëtarja ishte mbytur.

Policia po heton nëse Suzanne Eaton u vra brenda bunkerit apo u zhvendos aty pas ngjarjes.

Faqja e internetit Greek Reporter tha se trupi i saj ishte mbuluar me çarçafë dhe një leckë, duke udhëhequr autoritetet greke në përfundimin se ajo ishte vrarë.

Sipas një zyrtari lokal, zona rreth bunkerit, që shtrihet në veri-perëndim të ishullit, është një vend turistik popullor.