Ah sa gjynah o Zot, trishtimi mbulon zemrën e saj, këngëtarja anulon gjithçka, humb njeriun e shtrenjtë

Një lajm i hidhur për këngëtaren e njohur te muzikes popullore te Shqiperise se Mesme, Artjola Toska.

Ajo ishte një nga artistet e përzgjedhura nga Bashkia e Tiranës për të performuar në sheshin ‘Nënë Tereza’ me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet të Shqipërisë.

Mirëpo këngëtarja nuk ishte e pranishme në koncert, sepse pak orë përpara tij humbi të atin.

Anabel shkruan se i ati i këngëtares së mirënjohur e muzikës popullore, vuante prej kohësh nga një sëmundje.

Ndarja nga jeta e tij, ka bërë që Artjola të anulojë edhe koncertin recital që do të mbante këtë muaj.