Ah sa rrëqethëse/ Babai dinte çdo lëvizje të vajzës, edhe kur i tregoi gjithçka Fiks-it, familja sot i çonte SMS k.ërc.ënuese

Vajza e re historia e së cilës u publikua për herë të parë dje, e t.r.onditi vendin, e kërkoi ndihmën e mediave për t’u mbrojtur nga i ati që abuzonte me të prej 3 vjetësh, ka folur sërish sot.

Me korrespondentin e Zërit të Amerikës, Ilirian Agolli, ajo tregoi se kur shkoi te policia, kjo e fundit nuk veproi për ta mbrojtur.

Zëri dhe emri i saj janë fshehur për arsye sigurie.

E pyetur nga Zëri i Amerikës mbi pretendimet e vajzës, policia deklaroi se çdo thënie e saj do të hetohet me kujdes, dhe se i ati u arrestua të martën.

Vajza thotë se denoncoi dhunën disa muaj më parë në polici me ndihmën e një avokati, por pas një jave u detyrua ta tërheqë denoncimin për shkak të presioneve.

Mesazhe me presione, nga të afërm që e braktisnin asaj i vinin edhe gjatë intervistës së sotme.

“Unë kam vajtur në polici para disa muajsh dhe bëra një denoncim nëpërmjet një avokati në Tiranë. Denoncimin me avokat e bëra në Tiranë, sepse në qytetin ku jetoj jam fare e pambrojtur. Pasi bëmë denoncimin, një polic aty e mori babain në telefon dhe i tha që ka ardhur një dosje e zezë për ty, ndaj duhet të vish ta shikosh me patjetër. Babai shkon aty dhe i lexon të gjitha. Më merr në telefon dhe më thotë: Duhet të vish. Do të vij mamaja të të marrë”. Shkoj në polici dhe policia më kërcënon: Nëse nuk ka prova, ti do të arrestohesh, sepse akuzohesh për një denoncim të rremë. U detyrova ta tërheq denoncimin brenda një jave, sepse nuk kisha asnjë provë” – tha vajza denoncuese.

Babai tashmë i arrestuar Ishte në dijeni të çdo lëvizjeje të vajzës drejt kryeqytetit, madje edhe kur shkoi në televizionin Top Channel.