Ah të keqen e Nanos dhe Berishës! Ilir Meta paralajmërim b.ombë

Presidenti Ilir Meta thotë se mbetet i angazhuar për të mundësuar referendumin në vend.

Në “Tempora” ai thotë se vendi ka degraduar ndër vite dhe klasan politike në vend që të piqej vazhdon dhe sillet edhe më keq, aq sa qytetarët kanë mall për kohën e Nanos dhe Berishës.

Meta: Sistemi demokratik na ka rënë.E vetmja rrugë është referendumi. Përpjekja për ta bërë të pamundur është antikushtetues. Kur të bëhet kjo gjë do ta shohësh si do ecë dialogu politik. Nuk pres nga klasa politike të bëj dialog politik të përgjegjshëm. Atëherë thoshim se e keqja e Shqipërisë janë këta të dy. Tani dëgjoj të keqen e Nanos dhe Berishës. Vendi ka degraduar, në vend që institucionet të forcoheshin, politikanët të piqeshin.E vetmja mënyrë që kjo të ndryshojë është që njerëzit të marrin në dorë atë që kanë vendosur me Kushtetutë me gjithçka, një lëvizje mbarëpopullore. Angazhimi është kjo çështje.