Ai i fut duart shumë grave, ia do puna, por kur shkon në shtëpi çfarë i bën gruaja? Flet ‘doktori i vipave’

Ai është një prej personazheve të njohur në showbiz më së shumti prej punës së tij që lidhet me vipat.

Skerdi Faria, i njohur si ‘doktori i vipave’ është përpjekur gjithnjë që të ruajë privatësinë e familjes së tij, larg profilit të tij publik.

I ftuar në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel për të folur për temën “Vipat me biznese”, Skerdi është pyetur gjithashtu se pse tregohet kaq hermetik në lidhje me familjen e tij dhe nëse gruaja e tij bëhet xheloze për punën e tij duke qenë se të shpeshta janë operacionet e gjokseve që ai bën.

Nuk e kam xheloze aspak, sepse nëse do të ishte xheloze nuk do të isha këtu ku jam dhe nuk do ta bëja punën time. Xheloz është dikush që është i pasigurt në vetvete dhe ka një shpirt të vogël”, është shprehur Skerdi Faria.