“Ai nuk puthte mirë dhe nishanet e tij ma shpifën, por më ka ngelur diçka fiksim”

E dashur Deidre,

Jam 28-vjeçe, punoj si regjisore televizioni në Atlanta dhe takova një djalë para dy javësh në një bar (drejtor artistik në një agjensi). Ne kishim një kimi fantastike. Pasi kërcyem gjithë natën, ne shkuam tek shtëpia ime. U ndjeva shumë mirë derisa ai hoqi bluzën. Vendosa dorën time në kurrizin e tij, i cili ishte i mbushur me nishane të mëdha. Unë seriozisht u ftoha, nuk mund ta prekja e as ta shihja.

I thashë që po ecnim “shumë shpejt” dhe i kërkova që të vishte bluzen. Ai qëndroi gjithë natën, kështu që ne kryem marrëdhënie. Duhet të pranoj se nuk u impresionova nga mënyra se si më puthte. Në mëngjes, unë doja që ai të largohej nga krevati im. Okej, ai nuk puthte mirë dhe nishanet e tij ma shpifën, por pyetja ime është: Kanë kaluar 13 ditë, përse nuk kam dëgjuar ende nga ai? Çfarë nuk shkon? Unë mendoja se ai më pëlqente! Përse nuk më ka telefonuar?

Psikologia:

Nuk arrij të kuptoj përse ti dëshiron të dëgjosh nga një person, të cilin nuk mund ta prekësh, shohësh apo puthësh. Në të ardhmen, nëse ai do të të telefonojë, ti do i thuash: Mos më telefono më. Meshkujt, ashtu si femrat vërtetojnë gjithmonë e më shumë se eksitohen më shumë nga një sfidë se sa nga një ftesë.