Ajo nuk pyet për lekë, Soni Malaj tregon rrezikun që i kanoset: Pas orës 8 të darkës…



Kengetarja e njohur shqiptare, Soni Malaj ishte dje per here te pare pas shume kohesh e ftuar në një studio televizive.



Këngëtarja tregoi se të njohur të saj janë prekur nga Covid-19, duke shtuar se i është dukur absurde që grumbullimet masive janë bërë edhe pas orës 20:00.



“Kam pasur oferta për të kënduar, nuk është më çështje lekësh. Njerëz që unë njoh, të afërm janë prekur nga virusi. Grumbullimet gjatë verës nuk duheshin bërë as në 2 as në 4. Që kur ndodhi pandemia jam shumë e kujdesshme. As ty për herë të parë s’të përqafova”, u shpreh këngëtarja pas pyetjes së moderatorit Ermal Peçi.