Ajo që pritet nuk është e mirë, Pëllumb Pipero i shqetësuar, bën thirrje të miratohet mbajtja me detyrim e…



Mjeku i njohur infeksionist Pellumb Pipero trumbeton serish idene se maska duhet te behet e detyrueshme edhe ne rruge, pra ambiente te hapura.



Sipas Piperos do të ishte e mirë përdorimi i saj që qytetarët të mësoheshin me përdorimin e saj, veçanërisht në qytetet ku ka një numër më të madh popullsie.



“Situata në muajt e dimrit, padyshim që do të jetë më shqetësuese, për shkak se do kemi edhe viruse të tjera, siç është gripi i zakonshëm. Ne duhet të jemi të përgatitur, që me qarkullimin e virusit stinor do të kemi një rritje të mëtejshme të numrave. Unë kam qenë kundërshtar i maskës në mjedise të hapura, them dhe kërkoj që maskën secili duhet ta vendos tashmë dhe në rrugë, maska duhet të bëhet detyrim ligjor dhe në mjedise të hapura, veçanërisht në qytetet ku ka një popullim të madh njerëzish”, tha mjeku.