Ak.sident me vde.kje në Tiranë, makina merr para këmbësorin

Në kryeqytet vetëm para pak minutave ka ndodhur një ak.sident i rëndë me pasojë vd.ek.jen e një personi ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë.

Policia njofton se një 71-vjeçar është përplasur nga një makinë, tek Instituti Bujqësor, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

“Më datë 31.07.2020, rreth orës 15:55, në Institut Bujqësor mjeti me drejtues shtetasin K.D., 23 vjeç, ka a.ksidentuar këmbësorin shtetasin GJ.L., 71 vjeç, i cili si pasojë e pl.agëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Nr.3, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka njoftuar policia.