Akademia Vllaznia, ‘e ardhmja’ e klubit shkodran

Ekipet e Akademisë Vllaznia vijojnë të jenë në vendet e para në grupet e tyre. Ajo që po spikat më shumë është Vllaznia U-19. Nën drejtimin e trajnerit Luan Zmijani, kjo skuadër udhëheq me meritë grupin A me 52 pikë, dy më shumë se Shkëndija e Tiranës.

Por, natyrisht që një meritë ka edhe drejtori teknik i kësaj akademie, Alban Hasani. Ai ka marrë postin e drejtorit që nga viti 2014 , duke arritur 2 tituj kampion me U-17, 3 tituj me U-19, si edhe dy kupa dhe dy vende të para në zonën e veriut.

Por, Hasani është njohur edhe për kritikat e tij ndaj drejtuesve të Vllaznisë për aktivizimin e sa më shumë lojtarëve të rinj tek ekipi i parë. Por, në vitet e fundit rreth 18 lojtarë të rinj kanë kaluar pranë ekipit të parë, pa harruar pjesëmarrjen për herë të parë në histori në Champions League.

Ndërkohë nga kjo akademi kanë dalë lojtarë të njohur në kampionatin shqiptar, si: Sherri, Hakaj, Krymi, Cinari, Kalaja, Vecaj, Fangaj, Hebaj, apo edhe emra të tjerë që premtojnë shumë si: Pusi, Isufi, Gruda, Hoxha, Cardaku, Repaj, që luajnë edhe me kombëtaren e moshave. Por, duhet një vëmendje më e madhe nga drejtuesit e ekipit të parë, për ti dhënë më shumë mbështetje këtyre të rinjve. /ShkodraNews