Akademia/ Vllaznia në finale të Kupës së Shqipërisë

Atë që nuk e bëri një ditë më parë Vllaznia U-17 e bën sot U-19. 19-vjecarët shkodranë kanë triumfuar ndaj Shkëndisë së Durrësit, falë gjuajtjes së penalltive. Në fakt loja e rregullt përfundoi në barazim me gola.

Të parët kaluan në avantazh shkodranët që shënuan në minutën e 26-të me anë të Ndrecës, por vetëm 3 minuta ka zgjatur festa. Në minutën e 29-të Kuqi barazon shifrat e takimit. Pjesa e dytë nuk dhuron ndonjë gol tjetër dhe ekipet u drejtohen gjuatjes së 11-metërshave.

Këtu tregohen më të saktë shkodranët që shënojnë me anë të Shimës, Repaj dhe Lekaj, ndërkohë portjeri Qarri priti 3 penallti të ekipit kundërshtar, duke kaluar kësisoj në finale të kupës ekipin e Vllaznisë U-19. Në finale, kuqeblutë e drejtuar nga Zmijani do të përballen me ekipin e Besës së Kavajës. /ShkodraNews