Aksi i tmerr.it, kujdes nëse kaloni nga kjo rrugë, e frik.shme se si është ajo

Rrugët në vendin tonë vijojnë të mbeten një situatë shqetësuese.

Edhe pae jemi në vitin 2019, infrastruktura e vendit ndodhet si mos më keq.

Dëmtimi i rrugës nacionale Skuraj – Burrel si duket do të vazhdojë të jetë një problem për të gjithë përdoruesit e kësaj rruge.

Edhe pse situata është problematike prej më shumë se dy vitesh, ende nuk ka një ndërhyrje nga autoritetet përkatëse.

Gropa të mëdha janë shfaqur në të gjithë aksin, duke e bërë lëvizjen e mjeteve jo vetëm të vështirë por edhe të rrezikshme.

Për shkak të pranisë së gropave, mjetet shpeshherë dalin në korsinë e kundërt të lëvizjes, duke rrezikuar përplasjen me mjetet e tjera.

Por jo vetëm kaq, pasi mjetet mund të rrezikojnë të biejnë edhe në humnera për shkak se tentojnë t’i largohen rrugës së keqe.

Aksi rrugor Skuraj – Burrel, tashmë me kuptimin e plotë është të fjalës kthyer në një makth për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në të, pasi paraqet pasiguri dhe rrezikshmëri.

Firma që ka kontratën e mirëmbajtjes, bën vetëm pastrimin e kanaleve duke mos bërë asnjë ndërhyrje në mbushjen e gropave të krijuara me asfalt.