Aksident i friksh.ëm, në gjendje të rëndë pedagogu

Vetëm pak minuta më parë një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Devoll, në vendin e quajtur Kuç i Zi. Mjeti tip kamion me drejtues shtetasin O.H, është përplasur me një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin K.N, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Personi i plagosur është Koço Nasto, drejtues i Benz-it, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka marrë dëmtime të shumta në trup. Ai është pedagog i Fakultetit të Ekonomikut, në Universitetin e Korçës.