Aksident i rënde, motori përfundon nën rrotat e kamionit, transportohet me urgjencë në spital një person



Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacion paraprak



Në Unazë të Re, pranë Liqenit të thatë, mjeti motorr me drejtues shtetasin L. Dh., 23 vjeç ka goditur nga pas mjetin kamion me drejtues M. Ll. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorrit shtetasi L. Dh, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.



Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.