Aksident i rëndë në Durrës, 67-vjecari ndërron jetë gjatë rrugës për në spital

Një drejtues automjeti ka përplasur për vdekje një këmbësor në afërsi të Sukthit. Aksidenti ka ndodhur në një rrugë dytësore, jo në autostradë.

Mësohet se viktimë ka mbetur një 67-vjeçar me iniciale J.P., i cili ka qenë duke kaluar rrugën. Nuk dihen ende detaje për ngjarjen, ndërsa policia ka ndaluar përkohësisht drejtuesin e mjetit.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 04.03.2019, rreth orës 11:15 , në Sukth në një rrugë dytësore në afërsi të mbikalimit , shtetasi A.S.,  34 vjeç , banues në Durrës , duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin këmbësor J.P, 67 vjeç, i cili u transportua në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.