Aksident i rëndë në Tiranë-Durrës, transportohet me urgjencë një…

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, me pasojë një të plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur mbikalimin e Vorës dhe për shkak të shpejtësisë së lartë, automjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

Sipas burimeve të para dyshohet se drejtuesi i makinës ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spital.