Aksident i rëndë në Tiranë-Elbasan, ka të vd.ekur

Një aksident shumë i rëndë ka ndodhur para pak minutash në autostradën Tiranë-Elbasan. Sipas informacioneve një autoveturë me targa të huaja është përplasur me një kamion.

Aksidenti ka rezultuar fa.tal për njërin prej personave të përfshirë në aksident pasi ka humbur jetën. Bëhet me dije se shtetasi/ja nuk është identifikuar ende. Ndërkaq policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.