Aksident i rëndë sapo ka ndodhur, frikë për v.iktima. Ja fotot e para nga vendngjarja

Një aksident i rëndë sapo është shënuar në rrugën që të con drejt qendrës tregtare TEG. Dyshohet edhe për jetë të humbura, por asgjë e konfirmuar zyrtarisht deri tani.

Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar tej bordurës në pjesën e barit, ndërkohë që në mes të aksit rrugor një motor ka përfunduar i përmbysur.

Drejt vendit kanë shkuar forca policie dhe ambulanca, por nuk ka ende të dhëna zyrtare për aksidentin dhe pasojat e tij.

Paraprakisht raportohet se ka dyshime për një viktimë.

Aksidenti ka shkaktuar kaos në qarkullim, ndërkohë që në vendin e përplasjes janë mbledhur shumë njerëz.