Aksident në Shkodër, turisti zviceran përfundon në Lumin Kir

Një aksident ifr.ikshëm ka ndodhur sot në mbrëmje në Shkodër, ku një turist zviceran ka përfunduar në lumin Kir.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Prekal. Mësohet se turisti ka qenë duke udhëtuar me motor.

Ka fraktura në kokë por fatmirësisht është pa rrezik për jetën. Tashmë ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.