Aksidentohen disa djem në Vlorë, policia shkon në vendngjarje, zbulohet historia që nuk pritej

Policia njoftoi sot paradite një tjetër aksident të ndodhur në Vlorë, i cili nga pas fsheh një situatë komike, sic dinë vetëm të rinjtë ti prodhojnë.

Disa djem janë aksidentuar, por fatmirësisht nuk janë lënduar.

Megjithatë, pas ngjarjes, ata janë larguar e më pas, ranë në duart e policisë.

Blutë e Vlorës thanë se pasi kishin marrë njoftimin, mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, por brenda në makina nuk gjetën askënd.

Makina ishte e marrë me qira nga disa të rinj, të cilët pas aksidentit ishin larguar nga vendngjarja.

Mësohet se të po lëviznin me makinën që nuk ishte në pronësi të tyre në zonën e njohur si ‘Pylli i Sodës’ dhe më pas janë përplasur me një pemë, e për pasojë mjeti ka pësuar dëme të mëdha materiale. Me qëllimin për të mos paguar dëmshpërblimin, të rinjtë janë larguar nga vendi i ngjarjes, por kjo “arrati” nuk i ka zgjatur për shumë kohë.

Mesa duket ata e kishin “harruar” që kishin paraqitur mjete identifikimi përpara se të finalizonin marrjen e automjetit, çka bëri që ata të identifikoheshin lehtësisht nga uniformat blu.