Aktet e dhun.ës/ Disiplina mbyll “Loro Boriçin”

Katër ndeshje pa tifozë. Është ky vendimi i Komisionit të Disiplinës, i cili e detyron Vllazninë për të luajtur katër ndeshje pa tifozë në “Loro Boriçi”, pas incidenteve në ndeshjen me Tiranën, ku tifozët hodhën sende në fushë.

Vendimet e disiplinës

KF “Vllaznia”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar akte dhune dhe ndërpreje të përkohëshme të lojës, në bazë të Nenit 65/3 dhe Nenit 65/4/b të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshja pa tifozë në fushën përkatëse. Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, urdhërohet pezullimi i zbatimit të dënimit për ½ e dënimit me kusht për një periudhë 6 mujore.

2. Lojtari i KF “Kukësi”, Olsi Teqja, për publikimin e deklaratave kundër interesave të FSHF, në bazë të Nenit 10/1/d. të Statutit të FSHF dhe Nenit 18 të KDS, dënohet me pezullim nga 2 (dy) ndeshje prej aktivitetet futbollistike. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.