Aktorët publikojnë foton: Në 4.30 të mëngjesit skuthi Veliaj hoqi shkronjat nga teatri

Disa ditë më parë, tek  godina e Teatrit Kombëtar u hoqën shkronjat ku shkruhej me gërma të mëdha emri i këtij institucioni kulturor.

Aktorët kanë denoncuar së fundmi se punonjësit e Bashkisë Tiranë kanë vajtur që rreth orës 4.30 të mëngjesit për të hequr gërmat nga fasada.  Ata kanë publikuar edhe një foto ku duken punonjësit teksa heqin shkronjat.

“Kur drejtuam gishtin e akuzës nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si personin që kishte urdhëruar këtë akt, nuk po spekullonim. Kishim deklarime nga vetë punonjësit e turnit të tretë, që na e kishin thënë me zë: ishin punonjësit e Bashkisë Tiranë që erdhën rreth orës 4.30 të mëngjesit e hoqën gërmat nga fasada. Tani është me zë e me figurë, skuthi, vemja, armiku i trashëgimisë dhe historisë së Tiranës, Erjon Veliaj! Turp është pak të thuash për këtë njeri pa skrupuj!”, shprehet artistët.