Aktori i njohur bëhet me vajzë, por ajo që bën është për të ardhur keq

Aktori i njohur amerikan, Owen Wilson, u bë i baba për herë të tretë. Por, ai refuzuon të shohë vajzën e tj Lyla, e lindur rreth një muaj më parë, nga marrëdhënia me Varunie Vongsvirates, që mediat raportojnë se ka qenë e dashura e tij gjatë pesë viteve të fundit, shkruan Shkodranews. Gruaja, megjithatë, kërkoi dhe testin e ADN-së së aktorit, rezultatet e të cilave konfirmuan se ai është i ati.

Megjithatë, Wilson raportohet të jetë shprehur se, nuk do njohë fëmijën dhe nuk do kërkojnë kujdestarinë. Aktori i shumë filmave të suksesshme të tilla si Starsky & Hutch dhe Zoolander, i shfaqur shpesh në role krah Ben Stiller, raportohet se është shprehur se, ai është një baba i mirë dhe që ka një marrëdhënie të shkëlyqer me mamatë e fëmijëve të tij, shkruan Shkodranews.

Në fakt Wilson ka edhe dy djem, Robert dhe Finn, nga dy lidhjet e mëparshme, por kurrë nuk ka qenë i martuar. /Shkodranews/