Aktori Turk drejt gjykatës, çfarë po ndodh me jetën e tij privat?!

Kivanc Tatlitug dhe bashkëshortja e tij Basak Dizer, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në vitin 2016-të. Aktori u mundua të tregohej tejet i rezervuar përsa i përkiste detajeve të ceremonisë apo muajit të mjaltit. Mirëpo, edhe pse kanë kaluar 2 vite tashmë, mediat vazhdojnë të “gërmojnë” me shpresën se do të gjejnë diçka rreth jetës private të çiftit. Së fundmi, në faqen e një hoteli, kanë dalë foto të çiftit të cilat presupozohet të jenë bërë gjatë asaj periudhe. Këto foto u shpërndanë menjëherë në rrjet, duke u marrë edhe nga të gjitha mediat turke. Por, Kivanc ka arritur ta stopojë përhapjen e mëtejshme të tyre. Aktori ka angazhuar avokatin e tij, të nisë një proces kundër resortit që ka publikuar fotot pa lejen e tij dhe kjo ka bërë që fotot e shumëkërkuara nga mediat të “zhdukeshin” nga rrjeti. Kivanc nuk ndihej aspak komod që foto të tij dhe bashkëshortes së tij, të qarkullonin kudo dhe gjykata e Stambollit e ka pranuar arsyetimin e tij.