Aktorja e njohur shqiptare zbulon historinë e panjohur: E kapnin mamanë time dhe…

Një ndër aktoret më të njohura durrsake e cila numëron dhjetra role humori në skenë, Aishe Stari ka folur për paragjykimet që mori kur zgjodhi rrugën e artit.

Ajo ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emision “Soiree” me Jonida Shehun për të folur dhe për të festuar për qytetin e saj Durrësin.

Biseda është foksuar edhe sesi është mentaliteti i Durrësit dhe të ftuarit kanë pohuar që ka qenë pak i mbyllur.

Një ndër to që ka pohuar këtë gjë ka qenë edhe aktorja Aishe Stari.

“Jo kaq të lira nuk kanë qenë. Mendimi ka qenë patriarkal. Më kujtohet kur shkova kur u hap shkolla e lartë për aktore dhe e kanë kapur mamanë time kushedi sa njerëz dhe i thoshnin ‘si e çove ti gocën për artiste, do t’ju prishet goca”, ka treguar aktorja e njohur Aishe Stari.