Aktorja i flet për punën, ai e …. Shihni një nga skandalet e producentit të njohur

Publikohet videoja e një prej ngacmimeve të producentit të Hollywood-it, Harvey Weinstein. Disa muaj më parë ai u akuzua për sjellje të pahijshme seksuale ndaj disa aktoreve por jo vetëm. Ai është goditur me një numër akuzash, përfshirë përdhunimin dhe sulmin seksual, por ka mohuar se ka pasur me dikë marrëdhënie seksuale pa marrëveshje.

Ndërkohë ditën e sotme televizioni britanik “Sky News” ka treguar me fakte një prej ngacmimeve të producentit të njohur. Pamjet janë filmuar nga aktorja Melissa Thompson, një prej viktimave që kanë akuzuar Harvey Weinstein për përdhunim. Në të shihet producenti që flirton, ndërkohë që ajo i prezanton punën e saj si aktore. Në fillim i përkëdhel njërën shpatull dhe bën disa batuta.

Aktorja sic e shihni në video reagon me siklet dhe i thotë: Të dhënat e mia janë seksi? Producenti ia kthen. “Ti je seksi! Melissa Thompson në muajin qeshor akuzoi Weinstein se atë natë që është realizuar videoja ai e ka përdhunuar. Ndërkohë avokati i tij ka thënë se në videon e publikuar nga “Sky News” nuk ka asgjë nga ato që akuzon aktorja dhë në video nuk shihet ndonjë ngacmim. Sipas avokatit në video flirtojën në dy dhe jo vetëm Weinstein.

https://video.corriere.it/molestie-avance-harvey-weinstein-un-nuovo-video-flirta-una-sua-accusatrice/67a7a5ae-b732-11e8-9561-cd36d3b96a7c