AKU bllokon një sasi të madhe kripe, e f.rikshme arsyeja

Edhe tek kripa duhet pasur f.rikë të përdoret.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se ka bllokuar 22.9 ton kripë dhe ka vendosur 9 gj.o.ba për bizneset pas kontrolleve në sektorët e biznesit ushqimor të cilët kanë si aktivitet importimin, përpunimin dhe ambalazhimin e kripës.

AKU vendosi edhe 5 masa administrative “Paralajmërim”, kryesisht tek OBU që tregtojnë kripë për konsum njerëzor. Kontrollet u zhvilluan në 52 subjekte ku janë evidentuar raste të shkeljeve të sigurisë ushqimore.

Mos përmbushja e kërkesave ligjore dhe problematikat e konstatuara nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kontrollet e ushtruara në operatorët e biznesit ushqimor që kryejnë import, përpunim dhe ambalazhim të produktit “kripë për konsum njerëzor dhe industrinë ushqimore” ka rezultuar në masat si më poshtë:

– në 5 subjekte që ushtrojnë veprimtari importuese janë vendosur 3 masa administrative “Gjobë” për import të parregullt me vlerë 3,000,000 lekë, 2 masa administrative “Gjobë” shtesë me vlerë 200,000 lekë, 2 masa administrative “Gjobë” për tregtim ushqimi të pasigurt dhe etiketim të parregullt me vlerë 400,000 lekë dhe 1 masë administrative “Gjobë” me vlerë 100,000 lekë për pengim të kryerjes së inspektimit. Gjithashtu në këto subjekte u bë dhe bllokimi i produktit kripë në sasitotale prej 22.3 ton kripë ne total.

-në 5 subjekte që ushtrojnë veprimtari përpunuese-paketuese, është konstatuar produkt kripë me nivel jodi më të ulët se norma e lejuar dhesi rrjedhoje inspektorët e AKU kanë urdhëruar tërheqjen e menjëhershme nga tregu të produktit kripë për konsum njerëzor dhe në 3 prej subjekteve u vendos masa administrative “Paralajmërim” për mungesë të afishimit tek konsumatori

-në 42 subjekte që ushtrojnë veprimtari tregtuese, u konstatuan shkelje në lidhje me dokumentacionin për kthimin në origjinë të produkteve të bllokuara dhe mungesës së afishimit për njoftimin e konsumatorëve në 8 prej këtyre subjekteve dhe si rrjedhojëështë marrë masa administrative “Paralajmërim”.

Ndërsa në 1 subjekt është marrë masa administrative “Gjobë” në vlerën 50,000 lekëpër etiketim të parregullt të produktit si dhe u bllokua sasia prej 600 kg kripë.

Gjatë kontrolleve të kryera u morën 82 mostra të produktit kripë për analizim të nivelit të jodit. Për 74 mostra të marra, raport-analizat rezultuan konform normave të lejuara ndërsa për 8 mostra të tjera raport-analizat rezultuan jashtë normave të lejuara dhe për rrjedhoje Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vendosi bllokimin e menjëhershëm të produktit dhe njoftoi Inspektoriatin Shtetëror të Shëndetësisë.