AKU kontrollon viçat që po hynin nga Serbia, shtanget kur u zbulon sëmundjen

Një tjetër lajm që nuk do na pëlqejë aspak vjen nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Ky autoritet, njofton se ka sekustruar 42 viça në pikën kufitare të Morinës teksa po hynin nga Serbia me dyshimin se janë të prekur nga sëmundja e Dermatozës.

Kafshët do të mbahen për 21 një ditë në karantinë dhe më pas do të futen në proces therje.

Ndërkohë në Hanin e Hotit janë bllokuar edhe pritet të kthehen në vendin e origjinës në Austri, 24 ton kripë. Gjatë kontrollit të dokumentacionit ka rezultuar se certifikata e analizës dhe etiketa e produktit, paraqesin nivelin e jodit më të ulët se kufiri i lejuar.