Akuzat e rënda për pengim zgjedhjesh dhe…/ Sa vite burg rrezikojnë punonjësit e Bashkisë Shkodër

5 deri ne 7 vite burg rrezikojne punonjesit e bashkise Shkoder ndaj te cileve jane ngritur akuzat per shperdorim detyre dhe pengim i zgjedhjeve. Çeshtja ndaj mbi 150 punonjesve i ka kaluar prokurorise se Shkodres, ndersa ata jane thirrur veç e veç per te deshmuar mbi rolin qe ka patur secili. Ndaj tyre rendojne dy akuza qe kodi penal ka percaktimet e tij, neni 248 dhe 330/2.

Neni 248

Shpërdorimi i detyrës

(Ndryshuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004, neni 21; ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007, neni 21; pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, shfuqizohet me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013, neni 48). Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.

Neni 330/a

Braktisja e detyrës nga anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012, neni 54). Braktisja e detyrës apo refuzimi për të kryer detyrën nga personat e ngarkuar me administrimin e procesit të votimit dhe të numërimit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në dy vjet. Kur veprimet e mësipërme kryhen duke marrë me vete ose duke zhdukur materialet zgjedhore, ose kur kanë sjellë pasoja të rënda për procesin e votimit apo kanë çuar në pavlefshmërinë e zgjedhjeve, dënohet me burgim nga dy gjer në pesë vjet.

 

Por ndersa punonjesit ne deshmite qe shkodraneës ka mesuar kane treguar se nuk kane gisht ne pengimin e zgjedhjeve pasi objektet i kane mbyllur me urdher te kryetares se bashkise dhe me pas ajo ju ka sekuestruar çelesat, ata kane shtuar me tej se ne gjithe kete proçes jo vetem qe nuk jane bere pengese, por kane qene dore jashte. Nga ana tjeter te bie ne sy fakti se perse kryetarja e bashkise Shkoder Voltana Ademi si pergjegjesia kryesore, nuk eshte pjese e listes dhe ka zgjedhur te fshihet si struci. Ajo madje ka punuar me organet e drejtesise per te bere me faj punonjesit qe vet ka urdheruar, pa pyetur se 8 muaj me pare po shkelte rende ligjin. E vetedijshme se loja politike qe kishte nisur ishte me rrezik per punonjesit dhe jo per te, ajo nuk u ndal per asnje çast dhe sot i shet pabesisht keto gra e burra apo edhe te rinj, te gjithe vartes te saj. Skandali thellohet edhe me tej qe ndersa situata precipiton as partia demokratike nuk ka reaguar, me perjashtim te ndonje deputeti. Sic duket Ademi eshte kujdesur te shuaje cdo ze, ndersa punonjesit i rrezikojne burgun me listat qe ajo i vuri ne dispozicion policise dhe prokurorise.