Akuzoi Ballën për ato që u gjetën në ‘Toyota Yatis’, Bashës i vjen e papritura nga Belgjijka

Nga publiku njihet si çështja Tojota.

E mbani mend se kapja e një sasie të mëdha parash në një makine Toyota Yaris, u kthye në një nga ngjarjet që t.r.onditi politikën në Shqipëri.

Kjo çështje po hetohet në vendin tonë, por edhe në Belgjike.

Ndaj, një gjykate belge i ka kërkuar Prokurorisë shqiptare që të pyesë për llogari të saj edhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha se nga e kishte mësuar informacionin për makinën me para.

Kërkesa ka mbërritur më 22 maj të këtij viti.

Gjyqtari belg Laurence Heusghem i ka kërkuar dy Prokurorëve të çështjes që t’i bëjnë tre pyetje kreut të PD: Pyetja e parë është se si u informua Basha për sasinë prej 3,4 milionë Euro? Cilat ishin informacionet ekzakte? Si dhe: Kush ia dha zotit Basha këtë informacion?