“Alarm” amerikan për protestën, ja cilat në cilat zona nuk duhet të kaloni në 16 shkurt

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka njoftuar shtetasit amerikanë që të jenë vigjilentë. Ku paralajmërim vjen para protestës së paralajmëruar nga opozita duke tërhequr vëmendjen për të shmangur praninë e tyre në zonat e grumbullimit të turmave. Në njoftimin që mban datën e sotme, e enjte 14 shkurt, Ambasada njofton shtetasit amerikanë, e jo vetëm, të bëjnë kujdes veçanërisht në pikat e grumbullimit të njoftuara paraprakisht nga organizatorët e protestës, por pa u kufizuar vetëm në to, si Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë; zona e kryqëzimit të “Zogut të Zi”; Qyteti Studenti dhe zona përreth stadiumit “Selman Stërmasi”.

Amerikanët që jetojnë e punojnë në Shqipëri njoftohen mbi organizimin e demonstratës së thirrur nga Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar, për të shtunën më 16 shkurt, me turmat e njerëzve që do të mblidhen nga rrethet në pikat e sipërpërmendura, për t’u zhvendosur më pas drejt Kryeministrisë rreth orës 11 të paradites.

“Turma synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare, ndërsa kohëzgjatja e protestës nuk dihet”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA, që udhëzon personelin e selisë diplomatike dhe pjesëtarët e familjeve të tyre të shmangin të gjitha pikat e grumbullimit apo vendndodhjet ku do të kalojnë demonstruesit. Gjithsesi, shtetasit amerikanë udhëzohen gjithashtu të informohen vazhdimisht nga njoftimet e medieve, të ruajnë vigjilencën ndaj njerëzve që i rrethojnë, të shmangin turmat dhe të ruajnë profil të ulët, për të mos rënë në sy si shtetas të huaj.