Alarm e panik, burri gjysmë i zhveshur tenton të hidhet nga kati i 12-të



Alarm dhe panik në Selanik të Greqisë, ku një burrë kërcënon të hidhet nga çatia e një ndërtese 12-katëshe.



Sipas mediave greke, burri gjysmë i zhveshur që vijon edhe në këto momente të mos zbresë nga lartësia, është shqiptar.



Forca të forta policie ndodhen në vendngjarje, si dhe një ekip zjarrfikësish.

 

Sipas mediave, shqiptari i tha policisë se nuk ka dokumente qëndrimi në vend, ka mbetur pa para dhe jeton në një kasolle.

Ai gjithashtu tha se djali i tij po kryen shërbimin e tij ushtarak në Evros.

Zona është bllokuar dhe ka negociatorë të policisë, zjarrfikës dhe mjekë në vendin e ngjarjes.