Alarm, politika po bën c’ti dojë qejfi me dosjet, 34 zyrtarë të lartë sigurimsa, mes tyre edhe …

Debati për ish sigurimsat që sot janë zyrtarë të lartë ka plasur në të gjithë kampet politike, por edhe më gjerë. Por pas deklaratës së kryetares së Autoritetit të Dosjeve, Genta Sula, se 34 zyrtarë të lartë, të cilët rezultojnë të kenë qenë spiunë të Sigurimit të Shtetit, mes të cilëve 4 prokurorë dhe gjyqtarë, ngrihet alarmi se me dosjet po abuzohet nga poltika.

Nebil Cika përfaqësuesi i ish të dënuarve politikë ngre këtë shqetësim i cili thotë se duhet ët ketë një hapje të dosjeve pa kushte. “Është një problem i madh hapja e dosjeve në Shqipëri, prandaj edhe i shtrëngojnë. Politika është pas saj, politika është problem dhe gjithë politika sidomos në nivele të larta, edhe ajo që ka qenë edhe sot, i kanë përdorur dosjet e Sigurimit të Shtetit për pushtet. Ndaj dhe ne këmbëngulim të hapen pa kushte.Nëse në parlamentin shqiptar ka 30 deputetë ish-bashkëpunëtorë të të Sigurimit apo punëtorë, Shërbimi Sekret ka në dorë vendimmarrjen. I thërret një nga një, i thotë ose do ju nxjerrim kë keni pushkatuar, spiunuar, kë keni vrarë. Demokracia është në trysni.”, thotë Cika. Sipas tij në prag të zgjedhjeve vendore, partitë do të duhet që të kërkojnë informacion pranë Autoritetit të Dosjeve të Sigurimit të Shtetit dhe mbi kandidatët e tyre.