Alarmante në Shkodër/ Asgjë nuk i ndal dot, mjekët po braktisin qytetin

Rrjedhjet e mjekëve dhe specialistëve të shëndetësisë nuk ndalen në qarkun e Shkodres, duke e lënë në pozita të vështira këtë sektor, megjithe tentativat për të ndërhyre në frenimin e kësaj plage të ministrisë së shëndetesisë.

Jo vetëm ikjet jashtë, por edhe daljet në pension po bëjnë që ditë pas dite qendrat shëndetesore, spitali rajonal dhe disa zona të thella malore e jo vetëm, të mbeten pa shërbim mjekësor. Specialistët janë “zëri” me shqetësues pasi për fat të keq në vendin tonë po mungojnë edhe specializimet përkatese.

Situata nuk paraqitet aspak pozitive dhe mjekët në detyrë e shohin me shqetesim këtë realitet të ri që është krijuar në qarkun e Shkodres. Vetëm në ditët e fundit nevojat për mjek specialist dhe në sektorë të tjerë të shëndetesisë janë rritur, kjo e dëshmuar edhe nga aplikimet e reja që janë hapur nga ministria e linjës dhe drejtoria rajonale e shëndetesise, sëbashku me spitalin e Shkodres.

Janë mbi 7 specialitete që sot i mungojnë spitalit, e ku mbulimi i shërbimit për pacientët është i pamundur, prandaj edhe rastet specifike dërgohen në kryeqytet për të marrë ndihmën mjekësore. Politikat e deritanishme të ministrisë së shëndetesisë dhe vetë titullares Ogerta Manastirliu duket se kanë dështuar për spitalin e Shkodres, pasi ato nuk kanë shkuar në raport me vemendjen që është treguar në pajisjet teknologjike.

Këtë e tregon më se miri edhe realiteti më të cilin përballen pacientët, ku për një shërbim të caktuar u duhet të kërkojnë ndihmë në Tiranë, e shumë të tjerë po zgjedhin Podgoricën në Mal të Zi, apo spitale të tjera fqinje, pa përmendur edhe sektorin privat. Këto janë kërkesat që zyrtarisht janë bërë publike për nevojat që ka sektori shëndetësor në Shkoder: