Alarmi i mjekëve: Celularët po përhapin një sëmundje të re

“Ankthi i ndarjes nga celulari” quhet simptoma që sipas shkencëtarëve aziatikë nga Hong Kongu, ka prekur shumicën e njerëzve.

Sipas tyre njeriu e shikon celularin si një zgjatim të vetes dhe se nuk mund të jetojë dot më pa postuar në Facebook, Instagram dhe Twitter.

Madje simptomat përfshijnë paaftësinë për të fikur telefonin, kontrollimi i përhershëm i tij, karikimi i shpeshtë i tij dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, marrja e celularit me vete kur shkojmë në tualet.

Kjo gjendje ankthi që shkencëtarët nga Hong Kongu e kanë quajtur nomofobi po përkeqësohet gjithmonë e më shumë.