Alarmi i presidentit: Po boshatiset vendi, spitalet pa mjekë. Nuk do kemi ku të vizitohemi pas…

Nje alarm te madh ka ngritur Presidenti i Shoqatës së T raumës, Agron Dogjani per largimin masiv te mjekëve drejt emigrimit, nje fenomen qe po boshatis edhe qendrat spitalore në Tiranë.

Ai thotë se në spitalin e T raumës ka shumë vende të mbetura bosh nga largimi i mjekëve.

Dogjani thotë se është momenti që qeveria të shpallë alarmin SOS pasi me këtë ritëm pas disa vitesh rrezikon që vendi të mbetet pa mjek. Deklaratat profesor Dogjani i bëri pas Kongresit të tretë Ndërkombëtar të T raumës që po mbahet në Tiranë.

“Qeveria duhet te shpalle SOS, te gjeje mjetet dhe rruget qe te mbaje keto kontigjente, jane truri i kombit, pas disa vitesh nuk do te kemi ku te vizitohemi”, tha ai.