Alarmi/ Nëse ju vjen ky mesazh në telefon, nuk duhet t’i përgjigjeni kurrë

Hakerat po sjellin në numrat tuaj celularë mesazhe teksti, ku ata pretendojnë të jenë vajza juaj që është në rrezik.

Andaj ekspertët po bëjnë thirrje në të gjithë botën që njerëzit të tregohen të kujdeshëm, kur marrin një mesazh nga dikush që pretendon të jetë ‘Sarah’, e që i kushton përdoruesve të telefonave 20 herë më shumë në pagesë.

Në një tekst që mund t’’ju vijë në telefon shkruhet: “Mami kam provuar të të telefonoj, por sinjali i numrit tim është i keq, më ka ndodhur një aksident i tmerrshëm. Jam në spital, telefoni im nuk po ndizet dhe kam nevojë për ndihmë, më merr në këtë numër”.

Ose: “Mami jam aksidentuar keq në kokë, nuk më punon telefoni, më merr në këtë numër”.

Sipas ekspertëve këto SMS janë të mirë dizenjuar për të luajtur me emocionet tuaja dhe për t’ju zhvatur para.

Andaj kini kujdes! Mos u përgjigjni!

Burimi: The Sun/ Përshtati: ShkodraNews