Alarmi për prostitucionin, mediat franceze: Punonjëset vijnë nga Shqipëria

Një publikimi i bërë nga media franceze “Le Point” pas një investigimi të saj, rrëfen situatën e alarmit me tregun e prostitucionit në Europë. Në artikullin e publikuar shifrat e paraqitura janë tronditëse. Gjermania ka 3500 shtëpi publike nga të cilat 500 vetëm në Berilin kësisoj është cilësuar si “bordello” më e madhe në Europë sipa një investigimi të bërë nga “Le Point”.

Përgjithësisht sipas medias franceze, punonjëset vijnë kryesisht nga vende si Shqipëria, Bullgaria, Rumania, apo Nigeria, ku shumica nuk kanë dokumenta të rregullta. “3500. Ky është numri i bordellove ligjorë. Midis tyre, vetëm 500 në Berlin, sipas vlerësimeve të shoqatës Erotik Geëerbe Deutschland (UEGD), shoqata që përfaqëson interesat e sektorit. Në rreth pesëmbëdhjetë vjet, Gjermania është bërë tregu më i madh i bordellove dhe prostitucionit.

Ky “sektor” gjeneroi në 2013 një xhiro vjetore prej 14.5 miliardë euro, tre ose katër herë më shumë se përpara hyrjes në fuqi në vitin 2002 të ligjit që legalizon prostitucionin. Rreth 400,000 prostituta – dhe një milion klientë – janë regjistruar në të gjithë vendin. Përtej Rinit, punëtoret e seksit janë kryesisht emigrante, pa dokumente dhe të sapo ardhura nga Evropa Lindore (“Shqipëria”) dhe Nigeria. Një shumicë e madhe e tyre janë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore, si në dhomat e jetesës dhe në rrugë ku krimi i organizuar është i përhapur”, shkruan ‘Le Point’. 6  vende në Europë kanë ndaluar me ligj prostitucionin mes të cilave është dhe Shqipëria, Kroacia, Lituania, Malta, rumania dhe Ukraina.