Alban Skënderaj qenka zh.ytur në trishtim para 2 vitesh, sot Miriam Cani i bën dedikimin e pabesueshëm

Të dielën e 17 marsit, kantautori i njohur Alban Skënderaj publikoi këngën e tij më të fundit e cila që nga titulli dukej që ishte një dedikim mjaft i ndjerë, ashtu sic vetëm Albani di të këndojë për ndienjat, me shumë ndienjë.

Ai na ka bërë të gjithëve të ndjeshëm me mesazhin që ka dhënë pas publikimit të kësaj kënge e cila i kushtohet nënës së tij.

“Pl.agë në gjysmëshpirt” duket se ka 10 vite që është shkruar sic thotë Albani, për nënën e Miriamit. Por megjithatë, ajo tashmë e pa dritën e publikimit.

Por Miriami i ka dedikuar një falenderim rrëqethës Albanit teksa i thotë:

“Nuk do mundem te te falenderoj dot kurre mjaftueshem qe perjetesove ne fjale e tinguj ate qe ndjej per nenen time por tashme edhe ti ndjen per tenden. Na bashkojne plote gezime por edhe dhimbja na ben nje”.

Postimi i plotë i Miriam Canit:

Nuk e kam gjetur kurr forcen ne keto 10 vite ti kendoj keto vargje qe ti shkepute nga shpirti im.

E kam shume te veshtire te shkruaj apo te flas per te pa me rrahur zemra cmendurisht fort.

Koha sheron cdo plage thone…por une di te them qe thjesht vetem mesohesh te bashkejetosh me nje dhimbje te tille.

Perpiqesh qe kete dashuri qe ruan forte ne shpirtin tend t’a kthesh ne force dhe motiv.

Nuk do mundem te te falenderoj dot kurre mjaftueshem qe perjetesove ne fjale e tinguj ate qe ndjej per nenen time por tashme edhe ti ndjen per tenden. Na bashkojne plote gezime por edhe dhimbja na ben nje.
Kam 10 vite qe e kendoj cdo dite brenda vetes..

E dua me cdo qelize te trupit tim, e mendoj me cdo frymarrje timen dhe e di qe nje dite ky gjysmeshpirt do te plotesohet./ShkodraNews