Albin Kurti fiton në Kosovë, Rama rend të përqafojë Vuçiçin, misteri i vizitës urgjente dhe antishqiptarizmi

Shënim/ Është e qartë, kjo “emergjencë” e Ramës së bllokuar nga BE; për t’u takuar me Vuçiçin e vlerësuar nga Rusia dhe bllokuar nga SHBA-BE; ngaqë nuk njeh Pavarësinë e Kosovës.  Në intervistën e tij si kandidat-kryeministër i konfirmuar tashmë, fitues i zgjedhjeve parlamentare në Kosovë; kreu i “Lëvizja-VV”, Albin Kurti, deklaroi: – “Në rrjetet sociale, më kanë uruar të gjithë politikanët e Shqipërisë; ndërsa me mesazhe personale e zyrtare, nuk më ka uruar asnjë prej tyre. E dinë ata, se përse!”.

Qëndrimet ndaj çëshjes kombëtare dhe fitorja e Albin Kurtit në Kosovë, me model zgjedhjesh të lira, të pastra, të qeta, të shpejta në numërim e jo me lista kryetarësh; nuk i ka gëzuar, por i ka traumatizuar krerët e PD, PS, LSI; për faktin, se kjo fitore pati mbështetje të madhe dhe nxiti zgjim e reagim ndaj sundimit të tyre të degraduar.

Ajo ç’ka bën përshtypje, në këtë qëndrim shpërfillës ndaj kreut dhe qeverisë së re të Kosovës; që pas 12 vitesh do të jetë pa Thaç, Baton, Vesel e Haradinaj dhe Berishë e Ramë mes tyre; është fluturimi lumturues i kryeministrit Edi Rama, drejt Aleksandër Vuçicit në Serbi, në emër të projektit për gjoja “Mini-Shengen”-in Serbi-Shqipëri-Maqedoni.

Edhe pse ky “Mini-Shengen”, po bëhet pa Kosovë e Mal i Zi; fluturimi i Ramës drejt Serbisë, nuk duhej të ishte kaq urgjent e më me rëndësi vlerësuese, se zgjedhjet në Kosovë; ndërkohë që pas 8 ditësh, vetë qeveria e Ramës, është përballë vendimit për negociatat, të cilat, Maqedonisë do t’i hapen pa kushte.

Është e qartë, kjo “emergjencë” e Ramës së bllokuar nga BE; për t’u takuar me Vuçiçin e vlerësuar nga Rusia dhe bllokuar nga SHBA-BE; si dhe me Zaevin e vlerësuar nga SHBA-BE; për më tepër; ka bërë përshtypje fakti, se përse Rama, nuk shkoi më parë për “përshëndetje” tek Albin Kurti në Kosovë, por shkoi u puth me Vuçicin në Serbi.

Një detaj tjetër, që sikur nuk po bie në sy, është fakti se takimi i parë i “Mini-Shengen”-it, u bë në Serbi (Pse në serbi?!), kur siç e ka deklaruar vetë Rama, ky ka qenë “ideator dhe nismëtar” i këtij projekti qarkullimi të lirë njerëzish e mallrash; madje 1 javë më parë, deklaroi me karshillëk anti-BE në media; se nuk do t’i dalë shpirti, pa bashkuar Rajonin e mbetur jashtë BE.

Nuk është “pa gjë” kjo vizitë, nëse rikujtojmë lobimin dhe skenarin e dështuar Rama-Thaçi, për rishikimin e kufijve të Kosovës në favor të Serbisë; presionin ndaj Haradinajt, për të hequr taksën e mallrave Serbe dhe sulmet e Shtabit “Baton-Fuga”, të nisura kundër fitores së Albin Kurtit, qysh pas dorzimit të Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Nuk është çudi, as lëvizja e radhës e Ramës; që ende pa u takuar me kryeministrin e ri të Kosovës, shkoi u përqafua me krye-armikun e Kosovës dhe me kryeministren serbe, Ana Brnabiç, denigruese publike e shqiptarëve.

Edi Rama po na bind përfundimisht; se në Serbi, as para 24 orësh e asnjëherë tjetër në këto 6 vite pushtet, nuk ka shkuar si “ideator i Mini-shengen”-it; apo si lobues për njohjen e Pavarësisë së Kosovës, por si “krye-shegert” anti-shqiptar i Serbisë./Pamfleti/