Albin Kurti zbulon detaje të forta nga takimi 5 orësh me Ramën: Kemi debatuar shumë për…

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili pritet që shumë shpejt të bëhet Kryeministri i Kosovës, ka folur sonte rreth takimit me kryeministrin Rama i cili zgjati rreth 5 orë.

Në një emision për një televizon, Kurti tha se ashtu siç përflitet nuk ka ndodhur asnjë debat me Ramën në lidhje me Vetëvendosjen, por ka debatuar për shumë çështje të ndryshme.

‘Ka qenë një takim i gjatë dhe nuk mbaj mend të kem debatuar për Vetëvendosjen në Tiranë. Natyrisht kemi folur por jo debatuar. Kemi debatuar për shumë gjëra të tjera. Jemi të afërt në internacionalen, në forumin e partive të majta’, ka deklaruar Albin Kurti.