Aleancë e re Rama-Meta?! Po tentojnë sabotimin e Gjykatës Kushtetuese, frika e tme.rrshme dhe…

Rama i frikësuar për rrëzimin e pazareve me pasuritë publike nga Gjykata Kushtutuese, nuk lejon Kuvendin të miratojë anëtarin e radhës, Meta i tmerruar nga mundësia e shkarkimit

Edi Rama dhe Ilir Meta po tentojnë sabotimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese nga frika e gjykimit të aferave të tyre me pasuritë publike dhe shkeljen e Kushtetutës. Rama dhe Meta i tremben një Gjykate Kushtetuese të pavarur, pro Kushtetutës, pro shqiptarëve dhe interesit publik. Shkarkimi ose jo i Ilir Metës për shkeljen e Kushtetutës me lojën e dekreteve për zgjedhjet, do të jetë një ndër dosjet e para në Gjykatën Kustetuese. Komisioni i Venecias ka konfirmuar shkeljen e Kushtetutës nga Meta, por ka theksuar në të njëjtën kohë se për shkarkimin ose jo të Metës duhet të vendosë Gjykata Kushtetuese. Por, Meta, duke mos i rekrutuar dot si ushtarë të tij kandidatët, po tenton sabotimin e gjykatës.

Nga ana tjetër, ligjet për aferat më tronditëse të Edi Ramës me pasuritë publike do të ankimohen në Gjykatën Kushtetuese. Që nga ligji për ndërtimin e kullave tek Teatri Kombëtar, ligji për pronat, ligji për kadastrën, ligjet për taksat, afera me Unazën e Re, ligjet për koncensionet, ndryshimet në Kodin Penal për ndalimin e publikimit të videove të pushtetarëve me dashnoret dhe duke pirë drogë etj., do të verifikohen nga Gjykata Kushtetuese. Rrëzimi i tyre do të ishte një goditje fatale për korrupsionin e qeverisë Rama. Gjykata Kushtetuese mund të hedhë në erë disa prej aferave të Edi Ramës me pasoja më të rënda në ekonominë e shqiptarëve.

Në këto kushte Rama dhe Meta po tentojnë të sabotojnë Gjykatën Kushtetuese. Meta ka emëruar dje anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese. Ai është Besnik Muçi, i cili rrezikon të shkarkohet pas disa javësh nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të Vetingut. Meta e ka emëruar qëllimisht, për të zvarritur sa më shumë plotësimin e Gjykatës Kushtetuese me anëtarë. Me shkarkimin e Muçit, do të rinisë edhe një herë procedura, proces që zgjat disa muaj. Nga ana tjetër, Edi Rama nuk lejon Kuvendin që të emërojë anëtarin e radhës të Gjykatës Kushtetuese. Që nga java e kaluar, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka çuar Kuvendit disa emra për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese./Pamfleti